Pronat, prokuroria i bllokon vetem me indicje

02/11/2009 19:25

Komisioni ligjeve miratoi si nje ligj te ri nryshimet e sjella nga qeveria ne ligjin e vitit 2004, per masat qe parandalojne krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet.

Ky ligj i rijep ne menyre te detajuar prokurorise te drejten qe, mbi bazen e indicjeve dhe jo provave, t’i kerkoje gjykates sekuestrimin dhe me pas konfiskimin e pasurive te dikujt qe dyshohet se pasuria e tij rrjedh nga krimi i organizuar, trafiqet dhe korrupsioni.

Nese merret nje vendim i tille, kjo nuk do te thote qe personi perkates duhet ndjekur me pare penalisht, por mbi kete person ligji ngarkon detyrimin e sigurimit te proves se pasuria e tij nuk eshte vene nga veprimtari kriminale.

“Kjo nuk parashikon procedim penal, por marrjen e prones per te vertetuar nese ajo ka ose jo prejardhje te ligjshme. Nese nuk rezulton keshtu, ajo sekuestrohet”, ka deklaruar deputeti i PD, Viktor Gumi.

Ligji, i cili u miratua si nje draft i ri per shkak se vetem 5 nene mebeten te pandryshuara, ishte pasoje e nje vendimi te Gjykates se Larte, e cila para dy vjetesh, sipas deputeteve te mazhorances, keqinterpretoi ligjin aktual, duke vendosur qe sekuestrimi apo konfiskimi i pasurive te vena nga krimi i organizuar mund te ndodhe vetem per nje person te akuzuar apo denuar per veper penale.

Ky vendim, sipas qeverise dhe deputeteve, anulonte de fakto veprimin e ligjit ekzistues. “Vendimi unifikues i Gjykates se Larte mund te konsiderohet nje shans i humbur sepse ka konfonduar proceset dhe procedurat. Ne nuk duhet te rreshtim se kerkuari profesionalizmin”, ka shtuar deputeti Gumi.

Top Channel