Pronat ne bregdet, opozita kunder pr/ligjit

02/11/2009 20:50

Projektligji i qeverise per rregullimin e pronesise mbi truall shteteror ne zonat me perparesi turzimin has ne kundershti te reja ne radhet e opozites.

Deputeti socialist Ejron Brace thote se ai ka elemente antikushtetues, te cilat qeveria i ka bere me qellim qe te regjistroje pronat e ministrave dhe te familjes se kryeministrit ne bregdet.

Ai sqaron se qe nga viti 93 dhe deri ne 2008 ka vepruar ligji per zhvillimin e zonave qe kane perparesi turizmin, tani i shfuqizuar.

“Personat qe kane perfituar prej atij ligji jane quajtur persona te stimuluar, qe u eshte dhene ky status per te nxitur turizmin, si dhe u eshte dhene nje cope toke qe e zoterojne prej 99 vjetesh. Ai ligj i ndalonte keta persona te kryenin shitjen e objekteve te ndertuara ne keto territore, por ka ndodhur shkelja e ketij ligji dhe keto objekte jane shitur tek persona te tjere”, ka deklaruar Brace.

Por Brace sqaron se projetkligji i qeverise per rregullimin e pronesise ne zonat turistike, nuk merr ne konsiderate marredheniet me ish-pronaret, madje ne nenin 19 te tij shfuqizon nenin 6, piken 1 grema “C” te ligjit per kthimin dhe kompensimin e prones.

“Sipas kesaj pike, ne rastet kur ne pronen e marre me qera eshte ndryshuar destinacioni i objekteve te ndertuara, toka quhet e pazene dhe i kthehet subjektit te shpronesuar, qe jane ish-pronaret. Kjo pike shfuqizohet per t’i hapur rruge kesaj veprimtarie, qe eshte shperdorim i detyres nga ana e qeverise”, ka theksuar Brace.

Deputeti socialist Erjon Brace ndalet ne nenin 15 te projektligjit per rregullimin e pronesise ne zonat turistike kur argumenton se perfituesit e ketij drafti, qe sipas tij jane ministra dhe njerez te veshur me pushtet, i bejne skonto vetes nga 10 deri ne 15 perqind, per t’u ndalur tek institucioni qe merr persiper te kryeje regjistrimin e objekteve te personave te interesuar.

“Si mund te ngarkohet ALUIZNI per te kryer veprime te tilla, per objekte te ndertuara pa leje ndertimi brenda ketyre territoreve? Kjo ehste skandaloze”, ka shtuar Brace.

Top Channel