Prokuroria kerkon imunitetin e nje gjykatesi

02/11/2009 14:55

Prokuroria e Pergjithshme i kerkon Keshillit te Larte te Drejtesise te zhveshe nga imuniteti nje gjyqtar ne Elbasan, ne menyre qe te kete rrugen te lire per ta hetuar ate mbi disa afera korrupsioni.

Zyrtarisht, organi qendror i akuzes pohon se kerkohet marrja e nje autorizimi per procedim penal ndaj gjyqtarit Qani Hasa, pasi prokuroria e Task Force ne Tirane ka rregjistruar procedimin per te per akuzen e korrupsionit pasiv.

Ne fakt ceshtja e gjyqtarin Hasa ka mberritur ne task forcen e Tiranes qe prej muajit qershor, menjehere sapo prokuroria e Elbasanit e transferoi dosjen ne kryeqytet per shkak se nuk kishte nje zyre te tille ne kete rreth.

Burime te besueshme te Top Channel pohojne se gjyqtari, gjate dhenies se nje vendimi, ka pergjysmuar denimin per nje person nga 10 vjet qe kishte kerkuar prokuroria, ne 5 vjet burg. I denuari ishte nje person i arrestuar per disa vepra penale.

Nderkohe qe per kete egziston edhe nje kallezim dhe nje kasete, ku gjyqtari rezulton te jete regjistruar duke bere pazaret. Gjate kesaj periudhe task force e Tiranes i kerkoi gjykates se Elbasanit nje mandat kontrolli ne shtepine e gjyqtarit, por gjykata e rrezoi pasi procedura parashikon qe ne raste te tilla KLD duhet te vendose per imunitetin e mandej organet hetimore kane te drejte te hetojne.

 

Top Channel