KLD i heq imunitetin gjykatesit te Elbasanit

02/11/2009 20:45

Keshilli i Larte i Drejtesise i ka hequr imunitetin gjyqtarit te Elbasanit Qani Hasa, gjate nje mbledhjeje te zhvilluar me dyer te mbyllura kete te hene.

Anetaret e KLD shqyrtuan keshtu pa pranine e medias kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme, e cila i kerkonte ketij institucioni marrjen e nje autorizimi per procedim penal ndaj gjyqtarit Hasa, pasi prokuroria e task force ne Tirane ka rregjistruar procedimin per te, per akuzen e korrupsionit pasiv.

Ne te njejten mbledhje, KLD vendosi procedim disiplinor edhe per gjyqtaret Rasim Doda dhe Anila Capo, te cilet akuzoheshin nga prokuroria per shkelje gjate detyres se tyre.

Nderkohe, pas heqjes se imunitetit te gjyqtarit Hasa, task force e ka te lire rrugen per ta hetuar mbi dyshimet per afera korruptive nga ana e gjyqtarite te Elbasanit.

Ne fakt, ceshtja e gjyqtarit Hasa kishte mberritur ne task forcen e Tiranes qe prej muajit qershor, menjehere sapo prokuroria e Elbasanit e transferoi dosjen ne kryeqytet per shkak se nuk kishte nje zyre te tille ne kete rreth.

Burime te besueshme te Top Channel pohojne se gjyqtari, gjate dhenies se nje vendimi, ka pergjysmuar denimin per nje person nga 10 vjet qe kishte kerkuar prokuroria, ne 5 vjet burg.

I denuari ishte nje shtetas i arrestuar per disa vepra penale. Nderkohe qe per kete ekziston edhe nje kallezim dhe nje kasete, ku gjyqtari rezulton te jete rregjistruar duke bere pazaret.

Gjate kesaj periudhe, task force e Tiranes i kerkoi gjykates se Elbasanit nje mandat kontrolli ne shtepine e gjyqtarit, por gjykata e rrezoi pasi procedura parashikon qe ne raste te tilla KLD duhet te vendose per imunitetin e mandej organet hetimore kane te drejte te hetojne.

Top Channel