Hasimja: Universitetet publike, mangesi tek pedagoget

02/11/2009 22:05

Perfaqesuesi i Universitetit Evropian te Tiranes, Ermal Hasimja ka deklaruar se infrastruktura nuk eshte problemi me i madh per universitetet publike.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Hasimja ka theksuar se universitetet publike kane nevoje per me shume pedagoge, ne menyre qe te mos bjere ne perpjestimin 1 per 80.

“Universitetet publike kane probleme te tjera, pasi nje mesues jep mesim per 80 nxenes. Duhen nxjerre disa pedagoge, te mos jene 1 per 80 dhe pastaj te plotesohen kushte te tjera”, ka pohuar Hasimja.

Sipas tij, nje tjeter problem per universitetet publike shqiptare eshte politizimi i tyre, fenomen qe vjen nga ata qe jane ne pushtet.

“Eshte e papranueshme ne shekullin qe jemi, qe studenti ne universitetin publik trajtohet si votues dhe jo si student. Ajo qe u intereson atyre qe jane ne pushtet eshte qe studenti te fuse koken ne nje ndertese”, ka nenvizuar Hasimja.

Top Channel