Gjirokaster, gjyqi i pallatit, vendimi me 10 nentor

02/11/2009 22:10

Eshte zhvilluar gjate dites se sotme seanca e radhes lidhur me tragjedine e shembjes se pallatit gati nje vit me pare, ku humben jeten tre persona ne Gjirokaster.

Seanca e sotme i ka takuar avokateve mbrojtes, te cilet kane kerkuar te rrezohen akuzat e dhena nga prokuroria mbi shtate te pandehurit gjashte prej te cileve ndiqen ne gjendje te lire, ndersa presidenti i firmes se ndertimit “Arti SHPK”, Sotiraq Janora mbahet i izoluar ne burgun e Bences.

Avokati mbrojtes i njerit prej te akuzuarve kerkoi ne rezimin e kerkes nga akuza dhe thirrjen ne proces te kryebashkiakut Flamur Bime, pasi sipas tij ky i fundit edhe pse ne dijeni te shume gjerave eshte mare vetem nje here ne pyetje qysh prej celjes se hetimeve.

Kjo kerkese eshte rrezuar nga trupi gjykues ndersa po gjate kesaj seance avokati i te pandehurit Sotiraq Janora ka kerkuar nga trupi gjykues pafajesine e te pandehurit, pasi sipas tij ndertimi i objektit qe do te ndertohej ka qene konform te gjitha rregullave dhe nuk mund te cilesohet si nje veper kriminale me dashje.

Pas degjimit te fjales se avokateve mbrojtes, trupi gjykues ka vendosur qe vendimi perfundimtar mbi kete ceshtje te jepet diten e marte me date 10 nentor.

Top Channel