
Nje studim i ri i Fondit Monetar Nderkombetar del ne konkluzionin se ne vendet e vogla dhe te hapura, deficiti buxhetor i qeverise konvertohet 100 per qind ne deficit te llogarise korrente brenda nje periudhe te shkurter kohore.
Studimi qe u publikua javen e shkuar veren gjithashtu se deficiti i larte buxhetor sjell edhe rritje te interesave reale te paguara per kredite, depozitat dhe borxhet publike, gje qe demton zhvillimin ekonomik nga shume drejtime.
“Duke marre per analize nje vend te vogel, verejme se shpenzimet e larta nga buxheti i shtetit pasohen nga rritja e importeve, rritja e deficitit korrent dhe ne terma afatgjate ne renie ekonomike”, thone studiuesit Michael Kumhof dhe Douglas Laxton.
“Ne analizuam pasojat qe prodhon nje stimul fiskal i barabarte me 1 per qind te PBB-se”, thuhet ne studim. “Pasojat jane se fillimisht rriten interesat reale (te borxhit te brendshem) dhe pastaj, per shkak se ky vend importon nje pjese te konsiderueshme te konsumit te vet, fuqia blerese iken nga mallrat vendase dhe sjell nje renie ekonomike prej 0.3-0.4 per qind te PBB-se.
Por rezultati me trondites shfaqet tek ecuria e bilancit te llogarise korrente. Nje stimul prej 1 per qind te PBB-se sjell rritje te deficitit te llogarise korrente pothuajse ne te njejten mase.
Qeveria shqiptare ka rritur deficitin buxhetor ne 6.2 per qind te PBB-se per vitin 2008, nga 3.5 per qind ne vitin 2007. Deficiti i llogarise korrente te Shqiperise u rrit nga -10.6 per qind ne 2007 ne -15.2 per qind ne 2008-n. Deficiti i llogarise korrente perfaqeson diferencen mes valutes se dale dhe asaj qe ka hyre ne ekonomine shqiptare. Rritja e deficitit pertej nje pike te caktuar shoqerohet detyrimisht me zhvleresim te monedhes kombetare.
Deficiti u rrit pjeserisht per te financuar rrugen Durres-Kukes dhe pjeserisht per te rritur pagat dhe pensionet. Deficiti i larte i buxhetit eshte mbuluar pjeserisht nga borxhet dhe pjeserisht nga te ardhurat nga privatizimi.
Shume studime kane nxjerre ne dukje faktin se nje pjese e madhe e deficitit buxhetor ne nje menyre apo nje tjeter largohet nga vendi, duke sjelle edhe presion mbi monedhen kombetare. Ne prill, Banka e Shqiperise publikoi nje studim, ku doli ne konkluzionin se ne rastin e Shqiperise kishte nje lidhje mes deficitit buxhetor dhe deficitit te llogarise korrente, pa hyre ne detaje se sa kane ndikuar shpenzimet e teperta te qeverise. Por FMN-ja ne studimin e vet veren nje korrelacion deri ne 100 per qind, gje qe do te thote se cdo lek shtese i hedhur nga qeveria, eshte konvertuar automatikisht ne valute dhe eshte larguar nga vendi.
Qeveria nuk ka pranuar asnje pergjegjesi ne kete ceshtje dhe ka akuzuar se zhvleresimi i lekut eshte shkaktuar nga “forcimi i euros” apo nga nje “komplot i opozites”.
Top Channel