BSH: Shtrenjtohen kredite

02/11/2009 15:35

Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se interesat e kredive ne leke kane arritur ne muajin shtator nivelin me te larte te dy viteve te fundit.

Rritjen me te forte e kane patur kredite me afat deri ne 6 muaj, te cilat perdoren nga biznesi si kapital qarkullues per nevoja afatshkurta. Sipas te dhenave te Bankes Qendrore, interesat e kredise me afat 6 mujor ne leke, arriten ne 16 per qind, 3 per qind me shume se gushti dhe 4 pike per qindje me te larta se nje vit me pare.

Te dhenat tregojne se rritje jo te vogla ka patur edhe per llojet e tjera te kredise ne leke. Sipas bankes, interesat e kredise me afat deri ne 1 vit u rriten ne 13 per qind nga 12 per qind qe ishin ne gusht.

Edhe interesat e kredise konsumatore, me afat 1 deri ne 3 vjet jane rritur sipas Bankes se Shqiperise me 2 pike perqindje krahasuar me muajin gusht duke arritur ne 16 per qind.

Interesat e kredise me afat me te gjate nga 3-5 vjet dhe mbi 5 vjet kane mbetur te pandryshuar krahasuar me gushtin, por ne krahasim me nje vit me pare jane rritur respektivisht me 2 dhe 1 pike perqindje.

Ekspertet thone se interesat e kredise ne leke po rriten per disa arsye, qe kane te bejne kerkesen e larte te qeverise per borrxh, por edhe rritjen e kredive te keqija. Sipas te dhenave zyrtare ne muajin gusht, kredite e keqija arriten rekordin 9.5 per qind te totalit duke sjelle edhe rritje te kostove per bankat, te cilat po e transmetojne ate tek interesat e kredive.   

Top Channel