
Ministria e Ekonomise ende nuk ka hartuar asnje akt ligjor per te zbatuar vendimin e Gjykates Kushtetuese qe ne korrik shpalli antikushtetues nje vendim te qverise per gjendjen monopol te tregut te hidrokarbureve.
Ky eshte konstatimi i deputetit socialist Erjon Brace. Ai thote se privatizimi i ARMO-s u pa si akt qe do t’i jepte zhvillim Industrise se hidrokarbureve.
Ne kontraten e shitjes, plan biznesi i detajuar ne vite, kap vleren e 240.5 dollare, dhe ne vitin e pare shton Brace te aktivitetit te pronareve te rinj ishte parashikuar 46.6 milione dollare te ndara ne kosto te kapitalizuar, studime per ambientin.
“A janë kryer këto investime dhe a është zbatuar plani i investimeve shkruar në Kontratë? Ministria e Ekonomisë ka hyrë në një proces kontrolli të kontratave ku ajo është palë, nisur nga ato koncesionare e mirë bën. Në rastin e ARMO-s Ministria ka detyrimin ligjor ta bëj këtë cdo vit, Ministria është bashkëpronare në ARMO me 15% të aksioneve dhe duhet të kishte interes të përditshëm për këtë plan investimi, Ministria është përgjegjësja kryesore tani, në këtë moment krize, në këtë kompani me detyrimin e përorshëm për të informuar publikun! Përse nuk ndodh kjo? Interesat e kujt po mbron Ministria edhe në këtë rast?”, tha Brace.
Top Channel