Australi, 20 persona mbyten ne oqean
02/11/2009 14:30
Australia po jeton nje nga tragjedite detare me te medha te viteve te fundit.
Barka me dhjetra persona ne bord eshte mbytur ne afersi te ishujve Kokos ne Oqeanin Indian, ku kane humbur jeten te pakten 20 persona, ndersa 19 te tjere kane arritur te shpetojne. Sipas autoriteteve, jane e pakta shpresat per te gjetur ndonje te mbijetuar per shkak se kushtet atmosferike jane perkeqesuar.
Ne momentin qe varka gjendej ne veshtiresi, nje peshkarexhe nga Tajvani u perpoq te hipte ne bord gjithe personat por papritur barka eshte kthyer permbys dhe pjesa me e madhe njerezve qe ndodheshin ne te, jane mbytur.
Top Channel