
Konflikti i ashper nisur pak dite me pare ndermjet qeverise dhe Bashkise se Tiranes per sheshin ku eshte dhene tashme nje leje ndertimi, duket se do te zgjase. Asnje nga palet nuk terhiqet, nga njera ane Bashkia e Tiranes, e cila ka dhene nje leje ndertimi dhe nga ana tjeter Ministria e Puneve Publike e cila do ta shnderroje ate ne lulishte.
Deputeti i PS, Eduart Shalsi ka akuzuar direkt kryeministrin Berisha se kerkon t’u beje favore familjareve te tij, si me pronat private ashtu edhe ato shtetrore.
“Per kete shesh per kete ndertim eshte organizuar nje konkurs nderkombetar dhe eshte dhene nje leje nga KKRT-ja e Tiranes, ku kane votuar pro si perfaqesuesit e PS-se, ashtu edhe perfaqesuesit e PD-se, por me sa duket kjo nuk i mjafton te bijes dhe te birit te Berishes, te cilet kerkojne nga Baca Sali nga nje prone perdite. Por ta harroje Baca Sali se mund te dhuroje nga prona e popullit troje per bijte e tij”, u shpreh per gazetaret deputeti Shalsi.
Shalsi deklaroi se nuk do t’ia leshojme kete shesh kryeministrit Berisha dhe familjes se tij pasi eshte prone private.
Nderkohe qe deklarates se Shalsit i eshte kunderpergjigjut zevendeministri i Brendshem, Ferdinand Poni, qe e ka akuzuar deputetin e PS se po mbron interesa te ulta te njerezve qe qendrojne pas tij.
“Ish nenkryetari i Bashkise se Tiranes, deputeti apo gjysmedeputeti, zoti Shalsi, qe nuk e ka harruar zakonin e vjeter, qe i ngjan as me shume dhe as me pak nje polici bashkiak qe vendos mbi gjithcka interesat e ulta dhe te ndyra te personave qe qendrojne pas tij. Ligji dhe institucionet e tij duhet te zbatohen ne menyre korrekte”, eshte shprehur ne nje deklarate per shtyp zevendeministri Poni.
Top Channel