
Ekstradohet nga Italia djali i aktorit, nje nga personat e denuar ne mungese per vrasjen e Endri Kocise ne vitin 2005, prane ATSH-se ne Tirane.
Rubens Sela ishte arrestuar ne Ankona te Italise ne baze te nje urdhri nderkombetar arresti te leshuar per te nga drejtesia shqiptare. Policia beri te ditur se rreth ores 12:00, Rubens Sela, 25 vjec eshte ekstraduar nga Italia dhe iu dorezua burgjeve, sepse gjykata e ka denuar me dy vjet burg per moskallezim krimi dhe armembajtje pa leje.
Sipas policise, Rubens Sela, eshte shpallur ne kerkim ne muajin shtator te vitit 2005, pas vrasjes se Endrit Kocise, nga Endrit Qyqja prane ATSH-se ne Tirane, pikerisht te vendi i quajtur “Mulliri i Vjeter”. Pas vrasjes, Rubens Sela eshte larguar jashte vendit, duke iu shmangur organeve te drejtesise, ndersa ka qendruar gjate kesaj kohe ne Itali, kryesisht ne Ankona ne zonen e Falkonares, ku edhe u arrestua nga policia italiane.
Ai eshte ndaluar gjate nje verifikimi te policise italiane, ndersa djali i aktorit Fatos Sela, atyre iu eshte prezantuar me nje emer tjeter nga ai i verteti. Gjate verifikimeve te kryera nga policia italiane, atyre u kane lindur dyshimet se personi ishte ne kerkim, ndersa karakteristikat dhe te dhenat e tij i perafroheshin nje personi te shpallur ne kerkim me nje vendim te Gjykates se Tiranes. Arrestimi mesohet se eshte kryer ne muajin prill te vitit 2008.
Pas arrestimit, Interpol-Tirana u ka komunikuar kolegeve italiane se personi me te dhenat perkatese qe paraqitej ne nje foto te policise italiane, ishte pikerisht i kerkuari. Per vrasjen e Endrit Kocise jane denuar nga Gjykata e Tiranes edhe Igli Selita dhe Lulezim Ismaili. Ngjarja per te cilen eshte denuar dhe arrestuar edhe Rubens Sela, ka ndodhur ne shtator te vitit 2005, pasi viktima Endrit Kocia, bashke me dy shoke te tjere jane grindur me Juxhin Selen, vellain e Rubensit.
Ne mbremje, Rubens Sela, se bashku me Lulezim Ismailin, Igli Seliten dhe Endrit Qyqen kane mberritur prane nje lokali lojerash, ku vellai i Rubensit ishte zene me shoket e Endrit Kocise. Sapo Rubens Sela dhe shoket e tij kane mberritur me dy makina te ndryshme, ata kane filluar te grinden me grupin tjeter te personave qe po qendronin ulur ne nje bordure. Viktima ka goditur Qyqen me mjete te forta dhe me pas ky e ka qelluar per vdekje.
Endrit Qyqja mbante nje arme pistolete, te cilen, sipas vendimit te gjykates ia kishte marre Rubens Seles, per te mos shkaktuar ndonje problem. Ne grindje e siper me Endrit Kocine, Qyqja qelloi me arme ne gjoks kundershtarin e tij.
Top Channel