Shengjin, zjarr ne nje hotel ne zonen e plazhit
31/10/2009 00:05
Nje zjarri i fuqishem ka perfshire nje nga hotelet ne vendin e quajtur “Rera e vogel” ne zonen e plazhit ne Shengjin.
Mesohet se gjysma e ndertese eshte shkrumbuar teresisht prej flakeve.
Ne vendngjarje kane mberritur zjarrfikeset e rrethit te Lezhes te cilat kane kerkuar ndihme dhe nga ato te Rreshenit dhe Kurbinit per te vene nen kontroll zjarrin, pasi flaket favorizohen nga ererat e forta dhe lendet djegese qe ndodhen ne kuzhinen e hotelit, te cilat here pas here shkaktojne edhe shperthime te vogla.
Ende nuk dihen shkaqet e renies se zjarrit ne hotel qe fatmiresisht nuk ka shkaktuar viktima apo te lenduar.
Top Channel