Orikum, Pronaret: Kemi titullin e pronesise

31/10/2009 15:35

Ne Orikum po zhvillohet nje konflikt i ngjashem me ate ne Tirane, por shteti ka vepruar ndryshe, duke ua njohur pronen pronareve dhe jo shtetezuar ate.

Pronaret e njohur nga Agjencia e Kthimit te Pronave per truallin ne Orikum kane deklaruar se toka kete zone dikur prone shteterore i eshte njohur atyre si titull pronesie nga shteti dhe jo ish-punetoreve te nderrmjarrjes.

Perfaqesues te familjes, perfitues te tokes sipas Ligjit per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave kane treguar perpara mediave te gjithe dokumentacion qe i njeh ata pronare.

Sipas dokumentave te paraqitur sipas tyre prona pasi ka kaluar nga Agjencia e Kthimit te Pronave eshte regjistuar ne hipoteke ne emer te tyre ne vitin 2007 dhe me pas  baze te ketij dokumenti bashkia e qyteti ka dhene edhe lejen e ndertimit ne vitin 2008 mbi te cilin ata kane nisur punimet.

Sipas perfaqesuesve te familjes qe pretendojne prone ne zone e Orikumit, Rrahman Selimllari i perfolur ne media per lidhje te ngushta me djalin e kryeministrit Berisha e ka blere nje pjese te tokes nga ata sipas kontratave te rregullta kundrejt nje pagese dhe nje apartamenti ne Tirane.

Pak dite me pare ish punetoret e fermes se orikumit jane perleshur me policine pasi sipas tyre ata jane pronare te tokes sipas ligjit 7501 i votuar nga parlamenti ne fillim te viteve 90.

Top Channel