Konflikti, Rama takon banoret e Orikumit

31/10/2009 19:25

Kryetari socialist Edi Rama eshte takuar me banoret e Orikumit, te cilet prej disa ditesh protestuan ne lidhje me nje siperfaqe toke te cilen ata e kane marre ne baze te ligjit 7501, por qe me pas iu eshte dhene pronareve.

Rama eshte pritur nga banoret e prekur nga vendimi per kthimin e tokes dhe me ta ka zhvilluar edhe nje bisede. Kryetari socialist tha se kryeministri do qe te behet latifondisti me i madh i tokave.

“Ketu ju keni pare sy me sy me Sali Berishen, qe ju tha ne fushate eletorale se, sa te fitoj une do t’ju jap pronen, gje qe do te jete vendimi i pare i qeverise sime. Jo vetem qe s’e beri kete, por solli ketu policine”, ka deklaruar Rama.

Banoret kane treguar se jane dhunuar nga policia gjate protestave te tyre. Ndersa Rama ka akuzuar drejtuesit e policise dhe Ministrise se Brendshme se po i perdorin forcat jo ne sherbim te shtetit, por te interesave te ngushta.

Rama tha se do angazhoje deputete, por edhe juriste ne mbeshtetje te familjeve qe demtohen ne Orikum.

Top Channel