Itali, konflikt mes familjesh shqiptare, 3 te vrare

31/10/2009 17:20

Nje konflikt mes dy familjeve shqiptare ne Itali eshte bere shkak i masakres se sotme te njeres prej tyre, qe ka tronditur qytetin e Pavias.

Sipas raportimeve te mediave italiane, viktimat jane nje vajze 4 vjece, e ema dhe tezja, te gjithe shtetas shqiptare, nderkohe qe i ati ka mbetur i plagosur rende nga goditjet me thike.

Sipas burimeve, ai eshte derguar ne nje spital te vendit fqinj, nderkohe qe policia eshte vene ne kerkim te vrasesve, qe dyshohet te jene dy shqiptare.

Sipas burimeve, ata jane rreth 30 vjec, me qendrim te rregullt ne Itali dhe sipas deshmitareve jane larguar me rrobat e gjakosura nga apartamenti ku ndodhi krimi.

Burimet theksojne se perplasja mes dy familjeve zgjaste prej gjashte muajsh dhe shtojne se dy autoret e krimit e kane sulmuar edhe nje nate me pare me arme zjarri familjen rivale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta