Korce, shtohen te prekurit nga depresioni

29/10/2009 12:00

Problemet me shendetin mendor kane shtuar ndjeshem numrin e personave qe kerkojne ndihme mjekesore ne kete drejtim ne qytetin e Korces.

Mjeket neurologe thone se jane rritur rastet e tentativave per vetevrasje dhe se problemet shkaktohen kryesisht nga depresioni. Ky i fundit ka burim kryesor veshtiresite e jetes, papunesia dhe varferia.

Cdo dite ne neurologji konstatohen dy raste te reja te personave qe vuajne pasoja te depresionit krahas nje numri te madh pacientesh qe trajtohen ne menyre te vazhdueshme

Statistikat tregojne se ne zonen e Korces, 10 perqind e popullesise preket nga keto probleme ndersa sherbimet mjekesore kane te kartelizuar mbi 200 persona.

Policia nderkohe ka te listuara deri ne 37 tentativa vetevrasje ne nje muaj, ndersa 45 persona ne vit arrijne ta kryejne kete veprim ekstrem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA