Idrizi ne Parlament: Te ngreme zerin per ceshtjen came

29/10/2009 18:00

Deputeti i partise me te re ne vend, Partia per Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi, i cili ishte i pranishem per here te pare ne parlamentin e dale nga zgjedhjet e qershorit, ka shpalosur platformen e kesaj partie.

Sipas Idsrizit, ne qender te programit te PDU-se eshte ceshtja came, por edhe ajo e emigranteve dhe e interesave kombetare.

“Shume eshte folur per zgjidhjen e ceshtjes came, por ne kemi parashikuar disa hapa konkrete. Ne propozojme qe diplomacia jone te negocioje amendimet e ligjit grek te vitit 1980 qe do lejonte riatdhesimin ne Greqi te te gjithe cameve. Pra ne kerkojme riatdhesim te te drejtave te humbura dhe jo thjesht kompensim pronash. Ne besojme se Papandreu do respektoje traditen me te mire te se majtes greke. Jemi te gatshem te shkojme ne Gjykaten Nderkombetare dhe do ndermarrim nje nisme qe parlamenti te miratoje nje rezolute per ceshtjen came”, theksoi Idrizi.

Me tej, ai shtoi se PDU ka nje projekt te detajuar edhe per t’u ardhur ne ndihme emigranteve. ”Vetem pak dite me pare Kosova miratoi ligjin per mergaten dhe ne duhet ta miratojme nje gje te tille. Ne deshirojme te bashkepunojme me ju per arritjen e ketyre objektivave”, shtoi ish deputeti socialist. Idrizi theksoi gjithashtu se busulla e PDU-se eshte interesi kombetar dhe per kete ceshtje do bashkepunoje me te gjitha palet.

Top Channel