FMN kritika buxhetit 2010

27/10/2009 16:35

Fondi Monetar kritikon qeverine per euforine e  treguar ne hartimin e buxhetit te vitit te ardhshem duke e paralajmeruar se parashikimet e saj per rritjen e te ardhurave 15 perqind jane ambicioze por jo realiste.

“Eshte imperative te vendosen objektiva realiste te te ardhurat. Ne nuk mund te presim qe te kemi serish ritme shume te larta te rritjes qe jane vene re ne 2007 dhe 2008, por ashtu duhet edhe programi realist i shpenzimeve. Nese kjo behet ashtu sic duhet atehere ekonomia shqiptare ka shanse shume te mira ta kaloje kete krize. Javet e ardhshme do te jene kritike per tee cur ne drejtimin e duhur, sa i takon pergatitjes se buxhetit te vitit 2010”, u shpreh Gerwin Bell, shef i misionit te FMN-se per Shqiperine.

Ndersa ministri Bode tha se buxheti eshte jo aq konservativ sa do te deshironte fondi apo banka dhe se qeveria eshte konservative.

Ndersa guvernatori i bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, eshte i shqetesuar per stabilitetin ekonomik, e cila tanime sipas tij kerkon stimuj.

Financat e qeverise u ndikuan qe kete vit nga kriza. Deficiti buxhetor sipas FMN-se ka vajtur ne 6.5 per qind, ndersa borxhi publik ka kercyer ne 60 per qind te GDP.

FMN paralajmeron se nese qeveria nuk do te parashikoje nje buxhet realist vitin e ardhshem problemet per ekonomine shqiptare mund te jene te medha

“Nje pozicion i forte fiskal dhe konsolidimi i borxhit publik do te ndihmoje ekonomie te permiresoje besimin brenda dhe jashte vendit. Po ashtu kjo do i lejonte sistemit bankar qe ta kanalizoje kredine drejt aktiviteteve me produktive te sektorit privat dhe jo ne borxh qeveritar. Ajo cka eshte me e rendesishme eshte ulja e borxhit publik dhe nje pozicion fiskal i forte dhe i qendrueshem jane shume kritike kur do te marre kredi ne tregun e huaj”, tha Bell.

Fondi ka korrektuar serish parashikimet per ekonomine shqiptare duke projektuar per vitin 2009 nje rritje prej 2 per qind, ndersa per vitin e ardhshem 3 per qind.

Top Channel