Tropoje, grinden pas shkolle, plagoset 14-vjecari

23/10/2009 08:45

Nje zenke femijesh per pak i ka marre jeten nje 14-vjecari nga qyteti i Bajram Currit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, ne shkollen 9-vjecare “Beselidhja e Malesise”. Burime nga vendi i ngjarjes bejne te ditur se tre nxenes te klasave te nenta jane grindur mes tyre, duke perdorur edhe thika, ku si pasoje ka mbetur i plagosur 14-vjecari K. M.

I mituri ka marre plage ne koke dhe menjehere pas plagosjes eshte derguar fillimisht ne spitalin e qytetit. Atje ka marre ndihmen e shpejte e me pas eshte derguar ne Gjakove, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Burime te policise lokale, duke pohuar ngjarjen e rende, thone se ka qene nje sherr mes femijesh i zhvilluar jashte oborrit te shkolles dhe se megjithate po behen hetime ndaj dy femijeve agresore, emrat e te cileve nuk behen te njohur.

Mesohet se femijet ishin grindur nje dite me pare dhe mesa duket sherri mes tyre nuk eshte mbyllur me aq, duke e lene “zgjidhjen” ne ambientet e shkolles. Sherri i djeshem, i ndodhur ne pushimin e gjate te mesimit, ishte zhvilluar pikerisht ne shenje hakmarrjeje per ate qe kishte ndodhur nje dite me pare.
 

Top Channel