France, terhiqet djali i Sarkozise

23/10/2009 00:30

Pas presioneve te opozites dhe shtypit francez, i biri i presidentit Nikola Sarkozi hoqi dore nga posti i presidentit te Institutit Publik te Planifikimit, i cili mbikqyr distriktin kryesor me te madh te Frances dhe Europes La Defense.

Emerimi i tij e kishte vene presidentin e frances ne mesin e nje stuhie politike dhe akuzash per nepotizem. 23 vjecari Zhan Sarkozi ishte shfaqur edhe ne media per te mbrojtur pozicionin e tij dhe per te argumentuar se e meritonte ate vend pune. Kritiket argumentonin se puna e tij do t’i mundesonte levrimin e fondeve per te atin.  Por ne fund ai u dorezua.

Gjate nje interviste per France 2, vetem nje dite para se detyra t’i caktohej zyrtarisht, Zhan Sarkozi konfirmoi se nuk do ta merrte presidencen.

“Nuk dua qe puna ime te shoqerohej nga hijet e favoreve te pamerituara” tha Sarkozi, teksa tha se do te vazhdonte te synonte te pakten nje vend ne bordin drejtues te intitutit qe mbikqyr miliarda dollare.

Top Channel