Shkolla e harruar e mesuesve heronj

22/10/2009 18:50

Kamera e “Pasdite ne Top Channel” ka udhetuar fshatin Clirim qe shtrihet ne kufijte e Permetit me Erseken.

I dalluar per mikepritjen, tashme  ne te jetojne pak fryme. Rrugicat e tij pergjithesisht jane te zbrazura, vendasit cuditen kur shikojne se po i vizitojne miq. Korridore te gjate qe prej kohesh nuk degjojne zilen e oreve te mesimit, apo zerat gazmore te femijeve. Nga 27 nxenes qe kane mesuar ne kete shkolle, sot numeron vetem 6–te, sikur te jetonim periudhen shqiptare te rilindjes.

Klement Kollolani eshte ne klasen e trete, mesimin e fundit arrin ta lexoje shume pak. Edhe pse ka veshtiresi, ai thote se ka deshire te vije ne shkolle dhe te mesoje. Edhe shoqja e klases  se Klementit, Kristina Jahjaj thote pothuajse te njejten gje. “Vij ne shkolle per te mesuar gjuhen shqipe”, shprehet ajo. Kristina ka mesuar germat e para te abetares, tashme klasa duket si relike.

Raftet, dikur mesuesit me aq zell sistemonin mjetet mesimore, tashme i ka mbytur pluhuri dhe vetem ndonje kurioz i kundron me keqardhje. Te njejtin fat ka  pesuar edhe laboratori i biologji-kimise. Ky laborator do t’i sherbente nje tjeter nxeneseje, Hikmete Ajazit, ajo eshte ne klase te tete, ne ate nivel ku  mesimi i biologjise dhe kimise eshte i domosdoshem. Edhe ne keto kushte Hikmete thote se i pelqen mesimi.

“Te gjitha lendet me pelqejne, por gjuhen e kam perzemer”, shprehet ajo. Dhe keta femije i mban gjalle optimizmi. Dy mesuesit, Bejce Iliazi dhe Shpend Bega jane heronjte e ketij reliteti te trishte ne shkollen 9-vjecare “Fan Stilian Noli”. Bejce Iliazi jep lenden e gjuhes shqipe.Ai thote se femijet bejne edhe dy ore rruge pylli  ne kembe  per te ardhur deri ketu. Prej shtate vjetesh Bejce nuk dorezohet. I se njejtes fryme dashurie per profesionin eshte edhe Shpend Bega. Ai eshte nga Erseka, por punon ne kete shkolle. Thote se eshte zhvendosur per te qene prane femijeve, edhe bashkeshortja e tij thote Shpendi, i eshte perkushtuar profesionit fisnik te mesuesit. “Nuk mendoj te largohem ndonjehere. Femijet do t`i coj ne klase te peste”, shprehet Shpendi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel