SHBA, kompanite shkurtojne rrogat e drejtoreve

22/10/2009 11:40

Ne Shtetet e Bashkuara, firmave qe moren biliona dollare ndihma nga qeveria per shkak te krizes financiare, do t’u kerkohet qe te shkurtojne pagesen per drejtoret e tyre.

Shtate kompanive qe moren shumicen e ndihmave nga Departamenti i Thesarit do t’u duhet qe te reduktojne rrogat baze te 25 punonjesve qe paguhen me mire se te tjeret me 90 perqind.

Totali i paguar per 125 punonjes do te pergjysmohet sipas planit. Sipas mediave nderkombetare, jane verifikuar shkelje te renda persa i perket nivelit te shperblimeve te dhena nga ato firma qe kane kerkuar ndihmen e qeverise.

Shtate kompanite qe do te preken jane Bank of America, American International Group (AIG), Citigroup, General Motors, GMAC, Chrysler dhe Chrysler Financial.

Pritet qe qeveria amerikane te njoftoje shkurtimin e rrogave per drejtoret ekzekutive brenda pak ditesh.

Top Channel