Meksike, rekord vrasjesh ne Siudad Huarez

22/10/2009 12:30

Kuota e vrasjeve ne Siudad Huarez, ne kufirin mes Meksikes dhe Shteteve te Bashkuara, ka arritur numrin me te larte te te gjitha koherave per shkak te luftes mes karteleve te droges.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet meksikane, sipas te cilave deri ne mesin e tetorit vrasjet ishin 1986, 815 me shume se vitin e kaluar.

Kartelet e droges luftojne per te kontrolluar kalimin e kokaines per ne Shtetet e Bashkuara, por edhe per te kontrolluar tregun e droges ne Huarez.

Mijera trupa ushtarake jane vendosur ne kete qytet per te kontrastuar klanet e trafikut te droges.

Autoritetet policore te Siudad Huarez, qytet me 1.5 milione banore, deklarojne se nga lufta e bandave vriten te pakten 7 persona ne dite. Qe nga fillimi i muajit jane regjistruar 195 vrasje.

Top Channel