Irani pergenjeshtron bisedimet me Izraelin

22/10/2009 13:45

Irani ka pergenjeshtruar lajmin se i derguari i tij ka zhvilluar takime me funksionare izraelite, per te biseduar mbi ceshtjen berthamore.

“Kjo eshte nje genjeshter qe synon te demtoje suksesin e pandalshem te diplomacise iraniane ne takimet e Gjeneves dhe Vjenes”, ka deklaruar zedhenesi i Organizates iraniane per Energjine Atomike, Ali Shirzadian.

Ai ka shtuar se lajmi i publikuar ne media, i mirepritur nga faktori nderkombetar, eshte vetem nje operacion propagande.

Agjenci te ndryshme publikuan sot lajmin per nje takim te zhvilluar mes te derguarit iranian dhe atij izraelit.

Madje gazeta “Haaretz” shkruante se ne bisedime ishte hedhur hipoteza per ta bere Lindjen e Mesme nje rajon pa arme berthamore.

Top Channel