Gjyqi i pedofilise, gjendet adresa e nje te mituri

22/10/2009 19:55

Gjykata e Tiranes i kerkon nje familjeje amerikane ne Kaliforni te sjelle ne Shqiperi per te deshmuar nje nga viktimat e pedofilise per te cilen akuzohen Dino Kristodulu dhe Robin Arnolod.

Pas kerkimesh disa mujore, gjykata arriti te gjeje adresen e njerit prej te miturve, i cili ishte biresuar qe ne fillim te ketij viti ne Shtetet e Bashkuara, por pavaresisht rendesise se ketij deshmitari ne process, gjykata nuk ishte vene ne dijeni per kete fakt. Femija i biresuar, se bashku me dy te mitur te tjere edhe ata te abuzuar, cilesohen tre deshmitaret  kyc ne procesin ndaj dy britanikeve te ekstraduar ne Shqiperi.

Megjithe apelin qe gjyqtarja Shefkie Demiraj beri ne fillim te tetorit, per gjetjen e dy femijeve te tjere, viktima te skandalit te pedofilise qe tronditi vendin vite me pare, femijet rezultojne te zhdukur prej kater muajsh. Ne nje seance te meparshme, gjykata angazhoi pervec Policise se Shtetit edhe prokurorine per gjetjen e te miturve, por asnjeri prej ketyre institucioneve nuk arriti t’i gjeje ata. Duke qene se mosgjetja e te miturve rrezikonte procesin, prokuroria lexoi deshmite e femijeve te zhdukur dhene ne polici, te cilat implikojne te akuzuarit ne dhunen seksuale dhe fizike.

Me kaq ceshtja e femijeve te zhdukur per prokurorine konsiderohet e mbyllur, pavaresisht se perpara gjykates duhej te jepej nje pergjigjje pse ata jane lene ne meshire te fatit jo vetem per shkak te moshes, por edhe sepse jane viktima dhe deshmitare ne nje proces gjyqesor.

Top Channel