Afganistan, 65 bilione usd nga trafiku i droges

22/10/2009 11:50

Afganistani ka monopolin e opiumit, baza e heroines, qe po shkaterron boten dhe po le pasoja te renda globale.

Keshtu thote nje raport i OKB-se, sipas te cilit vlera e tregut te opiumit shkon ne 65 bilione dollare, para qe shkojne per te financuar terrorizmin, por dhe qe shkaktojne vdekjen e 100 mije personave ne vit.

OKB thote se korrupsioni, mungesa e ligjit dhe e kontrollit te kufijve ben qe te sekuestrohet vetem 2 perqind e te gjithe opiumit.

Raporti thote se me shume ruse vdesin ne vit nga droga afgane se sa ushtaret sovietike qe u vrane gjate konfliktit ne Afganistan.

Afganistani prodhon 92 perqind te opiumit ne te gjithe boten, gjithesej rreth 3.500 tonelata qe trafikohen cdo vit.

Shumica e opiumit qe le Afganistanin pershkon rrugen permes Pakistanit, Azise Qendrore dhe Iranit, duke lene pas vdekje nga droga dhe kriminaliteti i organizuar.

Top Channel