Rrahin policet dhe thyejne xhamat e komisariatit

21/10/2009 08:05

Tre persona kane perfunduar ne qeli, pasi kane kundershtuar dhe rrahur dy police te patrulles se pergjithshme.

Por, sikur te mos kishte mjaftuar kjo, ata kane thyer edhe xhamat e komisariatit, kur jane shoqeruar ne ambientet e tij. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem, kur oficeret e policise kishin ndaluar per verifikim ne nje lokal.

Sipas te dhenave hetimore, pikerisht rreth ores 01:20 te mengjesit, patrulla e policise se turnit te trete ka kaluar ne rrugen “Gani Domi”, te lokal “Tymi”. Aty kane hasur ne tre te rinj. Ne kete kohe, atyre u eshte kerkuar qe te paraqesin dokumentet e identifikimit. Ata kane deklaruar se nuk i kishin me vete dhe ne keto kushte, kane dashur te largohen. Por, punonjesit e policise tentuan t’i shoqeronin ne komisariat.

Ne ato momente, te rinjte kane kundershtuar dhe nuk kane pranuar te shoqerohen per ne ambientet e Komisariatit Nr. 1. Uniformat blu kane vazhduar me detyren e tyre, per t’i futur ne makine, por kane hasur ne kundershtine e tyre. Me pas, nje nga te rinjte ka goditur me grusht nje nga dy oficeret e policise e me pas edhe te tjeret jane futur ne perleshje.

Ne keto kushte, uniformat blu kane kerkuar perforcime dhe pas disa minutash eshte mundesuar shoqerimi i te rinjve ne komisariat. Sipas te dhenave policore, ne komisariat eshte mesuar se te shoqeruarit jane Endi Musollari, 22 vjec, Elvis Muca, 26 vjec dhe Elton H., 15 vjec. Kur jane shoqeruar, ata jane mbajtur ne dhomen e izolimit. Por, nga nervat, te shoqeruarit kane filluar te godasin dyert e paraburgimit, si dhe kane thyer xhamat e komisariatit.

Ne keto kushte, sherbimet e policise kane vendosur qe Musollari dhe Muca te arrestohen, ndersa 15-vjecari te ndiqet penalisht ne gjendje te lire per akuzat e kundershtimit dhe fyerjes se punonjesve te policise dhe demtimit te prones.
 

Top Channel