Raul Kastro: SHBA kerkon te na destabilizoje

21/10/2009 09:35

Kur mori detyren nga vellai i tij Fidel Kastro, Raul dukej do te hidhte nje hap te ri ne marredheniet me vendet demokratike dhe ne vecanti me SHBA-ne pas ngrirjes qe po zgjat prej shume dekadash.

Por ai nuk ka rezultuar aspak me moderator se “komandanti” pasi ka akuzuar Uashingtonin se po perpiqet te destabilizoje Kuben duke bashkepunuar ngushte me disidentet e vendit. “Ne do jemi si perhere gati”, eshte shrehur Raul Kastro.

Ne fillim te ketij viti kur Obama u zgjidh ne krye te Shtepise se Bardhe, familja Kastro dha sinjale qe mund te nise nje ere e re ne marredheniet me Uashingtonin, por mesa duket gjithcka ka ngelur ne te shkuaren.  

 

Top Channel