AP: Zvicra ‘tradhetoi’ Polanskin

21/10/2009 09:25

Kane qene autoritetet zvicerane ato qe kane favorizuar arrestimin e regjisorit Roman Polanski me 26 shtator ne aeroportin e Zyrihut, nen akuzen e abuzimit seksual ndaj nje minoreneje ne vitin 1978.

Pikerisht per kete motiv ai u largua nga Shtetet e Bashkuara, qe kishin leshuar nje mandat arresti per te.

Tani pritet te shihet se si do te perfundojne procedurat e ekstradimit.

Nderkohe gjykatesit vendosen dje qe te mos e lironin regjisorin e famshem, pasi ekzistonte mundesia qe ai t’ia mbathte.

Sipas nje raportimi Associated Press, zbulohet se arrestimi i regjisorit eshte mbeshtetur pikerisht nga sherbimet e inteligjences zvicerane, te cilet kane vendosur nje kontakt direkt me Shtetet e Bashkuara per te marre konfirmimin perfundimtar.

Nje seri e-mailesh, qe AP ka prokuruar, mes te cileve edhe nje poste e 22 shtatorit, ku Zvicra paralajmeroi SHBA-te per mberritjen e Polanskit.

Nga ana e tyre Shtetet e Bashkuara gjithnje kane refuzuar te saktesojne se si e moren vesh qe Polanski do te shkonte ne festival.

Te dhenat, te cilat i ka pare me vemendje Associated Press nuk i pergjigjen pyetjes se perse Zvicra vendosi “t’ia hidhte” pikerisht tani Polanskit, duke qene se regjisori shkonte rregullisht atje, madje kishte edhe nje shtepi te tijen.

Top Channel