SHBA, lehtesohet politika e perdorimit te kanabisit

20/10/2009 10:15

Prokuroret federale ne Shtetet e Bashkuara jane urdheruar qe te ndalin procedimet penale te lidhura me perdorimin e kanabisit, ne 13 shtete ku konsumimi i droges ne fjale lejohet me ligj.

Prokurori i pergjithshem, Eric Holder ka deklaruar se do te ishte e gabuar qe burimet federale te perdoren per te proceduar persona te cilet veprojne ne perputhje me ligjin.

Por ai paralajmeroi se prokuroria do te vazhdoje te ndjeke trafikantet, te cilet fshihen pas ligjeve mjekesore per marijuanen.

Politika aktuale ndaj kanabisit konsiderohet si nje ndryshim i forte nga ligjet e vendosura nga administrata Bush.

Kalifornia u be shteti i pare qe lejoi perdorimin mjekesor te kanabisit ne vitin 1996. Ne kete shtet lejohet shitja e kesaj lloji droge dhe madje edhe reklamat per te.

Ne vitin 2005, Gjykata e Larte vendosi se qeveria federale do te vazhdoje te perforcoje ligjin e SHBA qe parandalon kultivimin, zoterimin dhe perdorimin e kanabisit per cdo qellim, edhe kur eshte i legalizuar.

Top Channel