Marreveshja, dorezohet ankimimi ne Kushtetuese

20/10/2009 13:20

Dorezohet ne Gjykaten Kushtetuese ankimimi per marreveshjen Shqiperi-Greqi, per kufijte detare.

Kerkeses se PS-se i jane bashkuar edhe disa parti te tjera te vogla. Me kete kerkese, PS ka perfshire mungesen e transparances, mungesen e konsultimeve si dhe mungesen e hartes gjeografike qe do te sherbente si reference.

Ekspertet e PS-se kane perfshire ne argumentet e tyre perballe Gjykates Kushtetuese edhe mendimin e komunitetit te eksperteve te pavarur, sipas te cileve kjo marreveshje cenon pavaresine territoriale te shqiperise, duke i kaluar hapesire detare republikes se Greqise.

Sipas tyre, marreveshja e nenshkruar mes Shqiperise dhe Greqise eshte hartuar ne kushte te disfavorshme per Shqiperine, duke mos mbajtur parasysh interesin kombetar dhe teresine territoriale te Republikes se Shqiperise.

Top Channel