Iran, tre ne pranga per atentatet vetevrasese

20/10/2009 15:00

Tre iraniane jane arrestuar lidhur me sulmet vetevrasese qe u regjistruan diten e diel ne jug-lindje te Iranit dhe qe shkaktuan 42 viktima.

Lajmin e ka bere te ditur nje prokuror iranian, Mohammad Marziah, i cili nuk dha shume detaje mbi arrestimet, por tha se nje tjeter person i perfshire ne atentate nuk eshte kapur ende.

Sulmi i se dieles kishte si shenjester nje grup nga njesia elite ushtarake, Garda Revolucionare.

Teherani beri pergjegjes per atentatin nje grup militant sunit, qe sipas tij ka vepruar per llogari te Shteteve te Bashkuara, Britanise dhe Pakistanit. Nga ana e tyre, vendet perendimore i hodhen poshte keto akuza.

Top Channel