Afganistan, Obama pershendet balotazhin

20/10/2009 16:00

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka pershendetur vendimin per te mbajtur nje turn te dyte te zgjedhjeve ne Afganistan, duke e cilesuar nje hap te rendesishem per demokracine ne kete vend.

“Pershendes vendimin e presidentit Karzai me te cilin pranohet certifikimi nga Komisioni Qendror Zgjedhor i rezultatit dhe pjesemarrja ne nje turn te dyte elektoral”, eshte shprehur Obama.

Ky eshte nje hap i rendesishem perpara per te vendosur nje proces te besueshem per popullin afgan, nga i cili do te dale nje qeveri qe reflekton vullnetin e tij”, ka shtuar presidenti ne nje komunikate.

Ka qene vete qeveria amerikane dhe aleatet e saj per qe kane ushtruar presion mbi Karzain qe te pranoje balotazhin, pas akuzave per mashtrime ne rezultatet e para elektorale.

Top Channel