Virusi A, hapet vaksinimi ne Japoni

19/10/2009 13:20

Japonia ka filluar vaksinimin e popullsise kunder virusit te gripit te derrit nga i cili jane prekur deri javen e shkuar 640 mije persona.

Numri i te infektuarve eshte shtuar me ritme shume te shpejta ne krahasim me 330 mije qe ishin nje jave me pare.

Perparesi ne kete proces kane stafi mjekesor, grate shtatzena dhe pacientet me semundje kronike.

Llogaritet qe ne fazen e pare do te vihen ne dispozicion te popullsise rreth 1 milion doza.

Top Channel