SHBA i ofrojne ndihma Darfurit

19/10/2009 17:15

Presidenti amerikan Barack Obama i ka ofruar Sudanit ndihma stimuluese nese vendi afrikan do te permiresoje situaten ne terren dhe do te ndermarre nje politike te re.

Por nga ana tjeter Obama ka kercenuar se do te rrise presionin nese Sudani do te deshtoje ne arritjen e progresit per vendosjen e paqes.

“Nese qeveria e Sudanit vepron per ndryshimin e situates ne terren, atehere do te kete ndihma. Ne rast te kundert do te kete rritje te presioneve si nga SHBA ashtu dhe nga gjithe komuniteti nderkombetar”, ka deklaruar Obama.

Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi pak dite me pare se Shtetet e Bashkuara do te ndjekin me vemendje ndryshimin e situates aktuale ne rajonin e Darfurit, e prekur nga pasojat e genocidit.

Kombet e Bashkuara vleresojne se rreth 300 mije persona kane vdekur ne Darfur qe prej konfliktit te nisur ne vitin 2003.

Top Channel