Pas te ftohtit, rikthehen temperaturat e larta

19/10/2009 15:55

Muajt e fundit te vitit, pritet te jene te thate dhe me temperatura jo shume te uleta.

Metereologet shprehen se ndryshimet e klimes kane nisur te shfaqen edhe gjate muajit tetor, ku temperaturat kane ndryshuar brenda pak kohesh dhe reshjet e shiut kane qene te perqendruara ne pak dite.

Pas nje jave te ftohte dhe me reshje shiu, temperaturat pritet te rriten dhe diten e enjte temperatura maksimale pritet te shkoje 23 grade Celsius.

Te premten pritet te kemi reshje shiu dhe ulje te temperaturave me 2-3 grade celcius, por diten e shtune dhe te diel temperaturat do te jene konstante.

Gjate kesaj jave mengjesi dhe darka do te jene te fresketa, ndersa gjate dites do te kemi mot te kthjellet dhe me te ngrohte

Top Channel