Shenimi i kufijve ne keto vise te Ballkanit, gjithmone ka qene pune e mundimshme edhe eshte percjelle me mosmarreveshje.

Ndaj s’kishte si te jete ndryshe edhe ne percaktimin e kufirit ndershteteror mes dy shteteve me te rinj te Ballkanit, Kosoves dhe Maqedonise. Historia e mosmarreveshjeve nderkufitare mes Maqedonise dhe Kosoves fillon qe nga ditet e shperberjes se Jugosllavise se Titos.

Po ato mosmarreveshje arriten kulmin ne vitin 2001 kur Maqedonia, qe te vihej ne anen e Serbise, nenshkroi marreveshje dypaleshe me Beogradin per kufijte mes ketyre dy shteteve e ku perfshihej edhe pjesa e kufirit me Kosoven. Kosova kurre nuk e pranoi kete marreveshje, sipas se ciles, Serbia i kishte dhuruar Maqedonise edhe 4520 hektare toke kosovare.  Edhe ate mbase vetem qe t’ua linte ne trashegimi Kosoves dhe Maqedonise mollen e sherrit per grindjet  e mevonshme.

Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, nuk kishte si mos ringjallej problemi i kufirit qe fizikisht kurre nuk ishte ndare. Ne fillim Maqedonia u mundua qe ta zbatonte marreveshjen e nenshkruar me Beogradin, por keto orvatje deshtuan pas kundershtimeve te ashpra si nga Kosova po ashtu edhe nga subjektet politike shqiptare ne Maqedoni. Kufiri Maqedoni-Kosove ishte nenvizuar si i pazgjidhur edhe ne planin e Presidentit Ahtisari per Kosoven.

Gje qe i obligonte dy vendet qe sa me shpejt te gjejne zgjidhje dhe te percaktojne vijen kufitare mes dy shteteve. Maqedonia e njohu pavaresine e Kosoves para nje viti, me 9 tetor 2008. Paraprakisht njohjen e Kosoves, Maqedonia u mundua ta kushtezonte me shenimin fizik te kufirit, e shenimi i te cilit kishte filluar ne shtator te po ketij viti. Por, e perballur me presionin vendor dhe ate te jashtem, Maqedonia e njohu Kosoven ende pa u be ndarja e plote fizike e kufirit ndershteteror.

Kufiri mes Kosoves dhe Maqedonise ndahet ne 4 zona dhe ka 70 shtylla te medha dhe 330 te vogla. Fillimin e percaktimit te vijes kufitare nuk e shenuan vetem shtyllat e betonit, por edhe reagimet e banoreve te fshatrave kufitare te Kosoves qe pohonin se atyre u grabitet prona. Sipas banoreve te kesaj zone, shenimi i cili behej asokohe, linte rreth 420 hektare toke te Kosoves ne territorin maqedonas. Keshtu qe fshataret e Debelldes, ne tetor te vitit 2008, i hoqen  piramidat kufitare te sapo vendosura nga komisioni ndershteteror.

Aq me shume  persona te armatosur ruanin edhe gjate nates ate pjese te territorit qe e konsideronin te vetin. Dhe tani kur Kuvendi i Kosoves dhe ai i Maqedonise miratojne marreveshjen per shenimin fizik te vijes kufitare mes ketyre dy shteteve, mbase i vihet pika edhe nje kufiri te mosmarreveshjeve te shumta ballkanike dhe hapet rruga per vendosjen e marredhenieve diplomatike mes Prishtines e Kosoves qe pritet te ndodh ne fillim te javes se ardhshme.

Top Channel