Iran, Pasdaran: Do te hakmerremi
18/10/2009 17:40
Garda Revolucionare iraniane e njohur ndryshe me emrin Pasdaran kercenon me hakmarrje per viktimat e shkaktuara nga sulmi kamikaz ne rajonin e Balukistanit.
Lajmi publikohet nga agjensia e lajmeve FARS ku nuk percaktohet se ndaj kujt do te adresohet kjo hakmarrje, megjithese Pasdaranet akuzuan SHBA-ne dhe Britanine e Madhe se qendronin pas atentatit.
Nderkohe qe te dyja shtetet e akuzuara nga Garda Revolucionare, si SHBA-ja ashtu edhe Britania e Madhe kane denuar sulmin kamikaz ku gjeten vdekjen te pakten 29 persona.
Top Channel