Arabi, vriten dy militante te Al Kaedas

18/10/2009 16:50

Dy militante te Al Kaedas jane vrare ne Arabine Saudite pas nje aksioni te ndermarre nga autoritetet e sigurise per arrestimin e tyre.

Sipas ministrit te Brendshem saudit dy aktivistet kishin hyre ne vend nga Jemeni dhe po projektonin atentate ne disa objektive te ndryshem kunder popullsise civile.

Mesohet se qe te dy militantet e Al Kaedes ne krye te listes se te kerkuarve ne Mbreterine Saudite. Nderkaq ne aksion jane ndaluar edhe 6 shtetas te Jemenit te cilet mund te kene patur lidhje me ekstremistet.

Top Channel