Murdok: Kritikat e Obames rriten shikueshmerine
17/10/2009 01:40
Padroni i televizionit amerikan “Fox”, Rupert Murdok ka deklaruar se kritikat e Shtepise se Bardhe drejtuar disa gazetareve te ketij televizioni kane ndikur ne rritjen e shikueshmerise tij.
“Kritikat e ashpra te administrates se Obamas adresuar nje ose dy opinionisteve tane kane ndihmuar ne rritjen e shikueshmerise ne menyre te jashtezakonshme”, eshte shprehur Murdok.
Disa dite me pare vete shefja e zyres per shtyp te Shtepise se Bardhe, Anita Dan u shpreh se televizioni Fox “i ka hapur lufte Barak Obamas” dhe se qendrimi i tyre ngjason ngjason me shume me nje parti politike se sa nje veshtrim objektiv i realitetit.
Top Channel