OKB, zgjidhen anetaret e rinj ne KS

16/10/2009 12:00

Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka zgjedhur Bosnjen, Brazilin, Gabonin, Libanin dhe Nigerine si anetare te Keshillit te Sigurimit.

Keto pese vende nuk hasen ne kundershtime ne kandidaturen e tyre dhe u zgjodhen qe me votimin e pare ne seline e OKB-se ne Nju Jork.

Keto vende do te jene anetare jo te perhershme te Keshillit me mandat dy vjeçar qe fillon me 1 janar te vitit te ardhshem.

Anetaret e rinj zevendesojne Burkina Fason, Kosta Riken, Kroacine, Libine dhe Vietnamin.

Keshilli i Sigurimit me 15 anetare ka pese anetare te perhershem – Britanine, Kinen, Francen, Rusine dhe Shtetet e Bashkuara dhe 10 vende me status anetaresh jo te perhershem.
 

Top Channel