Irani: Ali Khamenei eshte gjalle

16/10/2009 11:35

Irani hedh poshte lajmin e dhene dje per vdekjen e kreut shpirteror, Ajatollahut Ali Khamenei.

Pergenjeshtrimi vjen nga ambasada iraniane ne Armeni, sipas se ciles, lajmet e publikuara mbremjen e djeshme nuk jane te verteta. Ishte gazeta izraelite “Haaretz” ajo qe hodhi e para dyshime per vdekjen e Ajatollahut, i cili eshte edhe nje nga njerezit me me shume influence ne qarqet politike dhe fetare te Iranit.

Gjithesesi, ende nuk dihet nese Ali Khamenei gezon shendet te plote, pasi ambasada eshte mjaftuar me nje deklarate te shkurter, ndersa autoritetet zyrtare ne Teheran nuk kane reaguar ende.
 

Top Channel