Australi, fajtore 5 te akuzuarit per terrorizem

16/10/2009 10:25

Pese persona ne Australi jane shpallur fajtore ne nje proces gjyqesor ku ata akuzoheshin per terrorizem.

Vendimi eshte marre paraditen e sotme pasi juria u terhoq plot 23 dite ne Gjykaten e Larte te New South Wales. Mohamed Ali Elomar, Abdul Rakib Hasan, Khaled Cheikho, Moustafa Cheikho dhe Mohammed Omar Jamal cilesohen fajtore per konspiracion dhe pergatitje te akteve terroriste.

Denimi ndaj tyre do te jepet ne daten 14 dhjetor. Ne kete proces qe zgjati 10 muaj, deshmuan 300 persona dhe u degjuan 18 ore telefonata te regjistruara, te cilat kane vene me shpatulla pas murit te akuzuarit. 5 te dyshuarit per terrorizem u arrestuan ne nentor te vitit 2005.   

Top Channel