Pakistan, 37 te vdekur nga sulmet ndaj policise

15/10/2009 13:45

Nje seri sulmesh me objektiv forcat e sigurise ne Pakistan kane shkaktuar vdekjen e te pakten 37 personave.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave ne Lahore militantet sulmuan zyrat e Agjencise Federale te Hetimeve, si dhe dy qendra te stervitjes se policise.

Si pasoje, 26 persona kane vdekur. Nderkohe, ne veri-perendim te qytetit te Kohatit, nje atentator vetevrases hodhi ne here makinen e tij prane nje stacioni policie duke vrare 11 vete.

Mbi 100 persona kane mbetur te vrare ne dy javet e fundit ne Pakistan per shkak te akteve ne rritje te dhunes.

Lahore, qyteti i dyte per nga madhesia, nuk vuante nga sulmet terroriste, por qe nga fillimi i vitit sulmet ne te kane ardhur ne rritje.

Top Channel