Afganistani, SHBA mohon shtimin e trupave

15/10/2009 10:25

Shtepia e Bardhe ka mohuar lajmet e publikuara se fundmi ne media se presidenti amerikan Barack Obama do te njoftoje se shpejti planin e tij per nje rritje domethenese te pranise se trupave te SHBA ne Afganistan.

Zedhenesi i selise presidenciale te Uashingtonit, Robert Gibbs ka deklaruar se presidenti Obama nuk ka marre ende nje veprim per numrin e trupave.

Nje program i BBC beri te ditur se njoftimi i Shtepise se Bardhe mund te behet publik se shpejti, ndoshta javen e ardhshme.

Diten e djeshme kryeministri britanik Gordon Brown deklaroi se Londra do te dergoje 500 ushtare me shume.

Brown theksoi se ushtaraket do te kene pajisjet e duhura per te vepruar ne terren dhe shtoi se edhe vendet e tjera te NATO-s duhet te rrisin pranine e tyre ne Afganistan.

Top Channel