Irak, seri shperthimesh ne Bagdad

14/10/2009 18:20

Te pakten 8 persona kane vdekur dhe nje numer i pacaktuar te tjeresh jane plagosur ne nje seri sulmesh te ndodhur ne nje treg te nje lagjeje shiite, ne veri-perendim te Bagdadit.

Nje numer shperthimesh tronditen rajonin e Shulase, ndersa me pas nje grup personash te armatosur hapen zjarr ndaj vitrinave te dyqaneve te tregut.

Sipas mediave nderkombetare, te cilat iu referohen deshmitareve nga vendngjarja, me pas agresoret jane larguar duke qelluar me arme ne ajer dhe duke hedhur granata.

Nderkohe, ne Karbala, ne jug te kryeqytetit, tre bomba kane shperthyer prane disa objekteve fetare, duke vrare nje person dhe duke plagosur 30 te tjere.

Autoritetet lokale te sigurise deklarojne se aktet ne fjale jane kryer per shkak te konflikteve mes bandave kriminale, por edhe nga fraksionet qe kundershtojne pranine e trupave amerikane.

Dhuna politike dhe sektare ne Irak ka pesuar renie nga viti 2005-07, por mungesa e ligjit mbetet nje problem i theksuar.

Top Channel