Makinat shteterore, miratohet ligji ne komision

13/10/2009 14:30

Komisioni i Ligjeve miratoi pa ndryshime thelbesore projektligjin e qeverise qe u heq te drejten funksionareve te larte publike te kene ne perdorin makina me targe zyrtare.

Nga ky rregull bejne perjashtim vetem 20 zyrtare te larte te shtetit, nga presidenti, kryetari i parlamentit, kryeministri, prokurori i pergjithshem, kreu i Sherbimit Informativ, kreu i opozites dhe disa funkionare te tjere.

Pjesa tjeter e zyrtareve do te trajtohen sipas ketij ligji, me nje bonus financiar te permuajshem, ku vend te pare ne trajtim kane deputetet dhe kryetaret e Bashkive te medha te vendit.

Projektligji, i cili pritet te miratohet se shpejti ne parlament, u jep ketyre zyrtareve te drejten e parablerjes ne ankand te makines qe disponojne aktualisht, cka do te thote se ky do te jete edhe nje lehtesim i metejshem fiananciar per te blere me cmime me te uleta automjetet per transportin e tyre.

Efekti financiar i ketij projektligji sipas ministrise se Financave eshte rreth 2 milione e 300 mije dollare ne vit, nje shkurtim drastic ne krahasim me shifren qe dha kryeministri berisha. Sipas tij per transportin, karburantin dhe mirembajtjen e makinave shtetrore shpenzohen ne vit rreth 30 milione dollare.

Top Channel