Japonia, fund misionit ne Afganistan

13/10/2009 11:35

Ministri i Jashtem japonez Toshimi Kitazawa ka deklaruar se Japonia do t’i jape fund misionit te saj ushtarak ne Afganistan.

Kitazawa ka nenvizuar se sipas ligjit, misioni duhet te perfundoje kur perfundon edhe mandati i tij ne muajin janar.

Por ai sugjeroi se Japonia mund te vazhdoje te jape mbeshtetjen e saj ndaj misionit nderkombetar ne nje forme alternative.

Qeveria japoneze qe doli nga zgjedhjet e gushtit deklaroi se do te ndiqte nje politike te jashtme sa me pak te varur nga Shtetet e Bashkuara.

Misioni 8 vjecar japonez ne Afganistan, qe siguronte karburant dhe mbeshtetje logjistike per forcat amerikane ne oqeanin Indian, ka qene shume i perfolur.

Disa kritike kane deklaruar se perfshirja e Japonise ne kete mision shkel Kushtetuten paqesore te vendit, e cila i kufizon rreptesisht aktivitetet ushtarake.

Top Channel