
Rrjeti terrorist i Al Kaedes ndodhet prej vitesh ne gjendjen me te keqe financiare, nderkohe qe gjendja e guerrilasve talebane eshte ne nivelet me te mira.
Lajmin e ben te ditur Departamenti amerikan i Thesarit, sipas te cilit kete vit Al Kaeda ka bere disa here thirrje per ndihma financiare.
Gjithashtu, influenca e rrjetit terrorist, e demtuar nga fushata ushtarake amerikane, eshte zbehur.
Sipas specialistit David Cohen, lidershipi i Al Kaedes ka paralajmeruar prej kohesh se mungesa e financimeve po pengon rekrutimin e anetareve te rinj.
“Ne vleresojme se Al Kaeda ndodhet prej vitesh ne gjendjen financiare me te dobet dhe per pasoje influenca e saj ka rene”, ka deklaruar Cohen.
Megjithate, ai ka shtuar se organizata mund te kete donatore te shumte, te cilet jane gati qe te investojne ne ndryshimin e situates.
Nderkohe, nje situate problematike perbejne talebanet, te cilet jane ne nje forme te shkelqyer per shkak te fitimeve kolosale qe marrin nga trafiku i droges.
Top Channel